Materialet sekrete të Shërbimit Informativ në makinën e Agasit

Hetimi i SPAK për ish-drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka sjellë në qendër të debatit publik jo vetëm komunikimet e saj me biznesmenin Ergys Agasi, por edhe pyetjen më të rëndësishme nga pikëpamja juridike: kur një komunikim mes një zyrtari të lartë të një institucioni të sigurisë dhe një personi jashtë strukturës mund të shndërrohet në provë për një vepër penale?

Në dosjen e bërë publike pjesërisht janë përfshirë komunikime mes Hysenit dhe Agasit, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar edhe materiale që dyshohet se përmbajnë të dhëna të klasifikuara të SHISH-it.

Sipas raportimeve të sotme, në automjetin e Agasit janë gjetur 9 faqe me të dhëna të SHISH-it. Hyseni ka pranuar komunikimet e vazhdueshme me Agasin dhe ka deklaruar se ai ishte bashkëpunëtor i SHISH-it. SPAK, nga ana tjetër, pretendon se ky bashkëpunim nuk ishte bërë i ditur në asnjë instancë të institucionit.

About Krye Redaktor

Check Also

Kabllograbi i 16 dhjetorit/ Rama-Vlora Hyseni dhe Agasi përgjuan Ambasadën e SHBA, deklarata e Batonit

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës bëri një deklaratë me 19 …