Topalli: Asnjë fjalë për ish-shefen e SHISH, kryetari i Parlamentit të japë dorëheqjen!

Deputetja e PD, Jozefina Topalli ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për indiferencën e tij lidhur me akuzat penale dhe masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Nga foltorja e Kuvendit, Topalli deklaroi se, Peleshi, si numri dy i Republikës, duhet të mbajë një qëndrim për situatën.

“Kush e mbron Republikën, kur këta që duhet ta mbrojnë janë në mbrojtje të krimit? Krimi mund të përballet me kriza politike institucionale, po kur shembet themeli i Republikës, shteti ka pushuar së ekzistuari. Është zhdukur kufiri i shtetit dhe krimit të organizuar”, u shpreh Topalli.

Ajo vijoi akuzat duke deklaruar se situata aktuale është pjesë e një agjende që ka nisur prej vitesh.

“Ju mund të jeni të rinj, por kjo që ndodh sot që nuk është shteti i kapur, po shteti i mafies, ka një agjendë që ka filluar shumë vite përpara, kur aty ishin njerëz që kishin problem me krimin, kur radarët fikeshin nga Ministria e Mbrojtjes me urdhër të Kryeministrit”, tha ajo.

Topalli i kërkoi drejtpërdrejt Peleshit të japë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

“Shtet i rrezikshëm, por ju jeni numri 2 i Republikës Parlamentare dhe deri më sot nuk ta kam dëgjuar të flisni një fjalë. Të sugjeroj një rrugë të shkurtër, ka mundësi që kryetari i Parlamentit të japë dorëheqjen. Do ishte një dalje fisnike”, deklaroi Topalli.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Emri i Ulsi Manjës del në dosje, të publikohet! A del si vasal i Lubisë apo jo, duhet ta sqarojë

-Kam edhe një pyetje. Gjatë seancës plenare ra në sy një bashkëbisedim i juaji me …