Nëse ke këllqe thirr Ramën këtu/ Alizoti: Elbasanin e fitoi Suel Çela, Durrësin Poja, Fierin paratë e Ballukut!

Deputeti i PD, Tomor Alizoti i kërkoi Kryetarit të Kuvendit që të thërrasë kryeministrin Edi Rama në Parlament dhe të përgjigjet në lidhje me skandalin që ka prekur institucionin e rëndësishëm të SHISH.

“Tragjedia dhe komedia janë motër e vëlla. Por ka një gjë të mirë sot përveç tragjedisë, që shqiptarët po shohin recitimet e këtij krahu. Unë nuk besoj se është Parti Socialiste. Unë kam takuar dhe njohur socialistë me ide të majta që vinin nga lindja por mendjen e kishin plot kulturë. Mund ta kishin në dimension lindor, por nuk ishin asgjë me Suel Çelën, Pojën dhe Agasin.

Mendonin se bota me teori të majta mund të ishte më e mirë. Nuk kishte lidhje fare me llumin e Shqipërisë. Sot duhet të çoheshin këta socialistë që janë fshehur dhe të thoshin dy fjalë sepse drejtoresha u caktua nga kryeministri i PS dhe ka përgjegjësi politike. E shikojnë qytetarët.

Elbasanin e fitoi Suel Çela, Durrësin Poja, Fierin paratë e Ballukut. E thoshin edhe në Elbasan do të dalin sot. Ja ku dolën çunat te përgjimi, që u fik radari. Kjo nuk ka lidhje me të majtën. E majta mbron punëtorin. Po ca lidhje ka e majta me dashuritë e Vlora Hysenit me krimin? Ju zoti kryetar i parlamentit, kjo është miqësore, ky është moment historik për ju.

Politika është përballje. Ju do të jeni i vetmi kryetar i parlamentit nëse do të keni këllqe ta thërrisni në mënyrë kushtetuese kryeministrin të vijë këtu. Do të jeni i pari në historinë e Shqipërisë që guxon të dalë kundër kryetarit. Nëse bëni këtë do iu shohin shqiptarët. Nesër si çdo njeri do t’iu zëvendësojë dikush tjetër”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Bandat kriminale të Ramës sulmuan selinë e PD me gazlostjellës/ Një i plagosur

Një grup banditësh të Ramës kanë sulmuar me gaz lotsjellës selinë e PD gjë që …