“RD”
Dosja e Vlora Hysenit është më e madhe se lidhja e saj kriminale me koordinatorin e krimit të Ramës, Ergys Agasi. Dëshmitë e dhëna nga agjenti i Beogradit në Kosovë, Fatmir Sheholli, I cili tani është I arrestuar në Kosovë tregojnë për një koordinim të bashkëpunimit të shërbimit secret serb dhe me sërbimin sekret të Shqipërisë kundër Kosovës. Sheholli dëshmon për këtë bashkëpunim nga vitit 2024, pra vetëm 4 muaj pasi Vlora Hyseni ishte emëruar nga Rama në krye të Shërbimit Informativ. Synimi ishte rrëzimi I qeverisë në Kosovë.
Dokumenti i njohur si “Leptiri” është bërë pjesë e debatit publik pas ngritjes së aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit nga Prokuroria Speciale e Kosovës një muaj më parë . Sipas aktakuzës, bëhet fjalë për një dokument që pretendohet se është përpiluar nga strukturat e shërbimit serb të sigurisë në vitin 2001 dhe që lidhet me një plan për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës kur ai ndodhej në burg në Serbi.
Një nga elementet më të rëndësishme të kësaj historie është mënyra se si dokumenti ka arritur te Fatmir Sheholli.
Çfarë thotë Sheholli?
Në deklarimin e tij para prokurorit, të cituar në aktakuzë, Sheholli ka thënë se dokumentin nuk e kishte përpiluar vetë. Sipas deklarimit të tij:
“Këtë dokument ma ka dërgu Bojan Dimiç në telefonin tim.”
Pra, versioni i Shehollit është se dokumenti i ka ardhur atij nga Bojan Dimiç. Kjo është deklaratë e Shehollit dhe duhet dalluar nga një konstatim gjyqësor se pikërisht Dimiçi ia ka dërguar dokumentin.
26 mars 2024, datë konkrete e shpërndarjes
Një nga datat që del në materialet e përmendura në aktakuzë është 26 marsi 2024.
Sipas raportimeve të bazuara në aktakuzë, atë ditë Sheholli ia ka dërguar dokumentin Blerim Canajt përmes Facebook-ut. Komunikimet e nxjerra nga telefoni i Shehollit janë përdorur për të dokumentuar këtë komunikim.
Kjo është e rëndësishme sepse tregon se, të paktën më 26 mars 2024, dokumenti ndodhej në posedim të Shehollit dhe ai po e përcillte te persona të tjerë.
Megjithatë, nga kjo nuk mund të nxirret automatikisht përfundimi se 26 marsi 2024 ishte dita kur Sheholli e shpërndau dokumentin për herë të parë. Për këtë do të nevojiteshin të dhëna të tjera, sidomos komunikimet para kësaj date.
Koordinimi me SHISH-in në Shqipëri
Një element tjetër i deklarimit të Shehollit është se ai ka thënë se dokumentin ua kishte përcjellë edhe personave të lidhur, sipas tij, me Shërbimin Informativ të Shtetit të Shqipërisë.
Në aktakuzë, përmendet edhe drejtuesi I SHISH në Durrës, Dritan Gjoni, të cilin Sheholli e lidh me SHISH-in në Durrës.
Një kronologji
Nga informacionet e bëra publike deri tani, kronologjia paraqitet kështu:
2001 – Sipas Prokurorisë Speciale, dokumenti “Leptiri” është përpiluar nga struktura të shërbimit serb të sigurisë dhe lidhet me Albin Kurtin.
Para vitit 2024 – Sipas deklarimit të Shehollit, dokumenti i është dërguar atij në telefon nga Bojan Dimiç.
26 mars 2024 – Sipas materialeve të përmendura në aktakuzë, Sheholli ia ka dërguar dokumentin Blerim Canajt.
Më pas – Sipas deklarimit të tij, Sheholli thotë se dokumentin ua ka përcjellë edhe personave të tjerë, përfshirë persona që ai i lidh me Shërbimin Informativ Shqiptar.
2026 – Dokumenti dhe përmbajtja e tij bëhen pjesë e debatit publik pas publikimit të detajeve nga aktakuza ndaj Shehollit.
Dëshmia e Shehollit
– I pandehuri: Këtë dokument ma ka dërgu Bojan Dimiç në telefonin tim.
– Prokurori: Kujt ia keni shprëndarë dokumentin “ Leptiri” që e keni marrë nga Bojan Dimiç?
– I pandehuri: Këtë ia kam dergu Milazim Gashit, nje mikut tim i cili është në SHISH të Shqipërisë me emrin Dritan Gjoni – Shef i SHISHIT në Durrës, ja kam dergu Blerim Canaj dhe një personi me emrin Bashkim Pushkolli, por nuk jam i sigurtë a ia kam dërgu.
Gazeta RD