Baton Haxhiu nuk ju përgjigj një kërkesë të bërë përmes një statusi në rrjetet sociale nga Kryetari i PD Berisha në lidhje me Vjosa Hysenin. Berisha i kërkonte që për arsye ligjore Batoni është i detyruar të betohet se nuk e ka takuar asnjëherë Vlora Hysenin. Pyetja ju bë nga gazetari Fevziu, por Batonit ju mbyll goja dhe nuk dha përgjigje pasi i duhet të mbajë përgjegjësi ligjore.
Statusi i Berishes
Miq, sonte në “Opinion”, drejtuesi i emisionit z. Blendi Fevziu, gjatë debatit kushtuar skandalit të shekullit rekordit më të zi në fushën e sigurisë në historinë e Shqipërisë, madje edhe të botës shtroi pyetjen: Kush e solli Vlora Hysenin?
Sa i zi është rekordi i arrestimit të saj, po kaq bizar, i paimagjinueshëm dhe unik në botë është edhe emërimi i saj në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar, pas shkarkimit nga Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës nga detyra e zëvendësdrejtoreshës së Shërbimit Informativ të Kosovës.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe, si rregull, nuk mund të ndodhë! Por fakti është se kjo ka ndodhur me Vlora Hysenin!
Logjika e vetme e këtij akti është se Vlora Hyseni, pas shkarkimit nga detyra në Kosovë për shkak të akteve të saj, sipas mediave, për shkarkimin e bazës së të dhënave të shërbimit informativ të Kosovës dhe dorëzimin e tyre shërbimit inteligjent të Beogradit, u emërua drejtore e Shërbimit Informativ të Shqipërisë nga patroni i përbashkët i Edi Ramës dhe Vlora Hysenit, Aleksandër Vuçiç. Fill pas emërimit të saj, sipas burimeve të pakontestueshme, ajo fluturoi në Beograd ku kaloi 10 ditë. Në fakt, rëndom flitet se kumbar i këtij emërimi ka qenë Baton Haxhiu, i cili për arsye ligjore është i detyruar të betohet se nuk e ka takuar asnjëherë!
Gazeta RD