Protestuesit sfidojnë shiun, marshojnë nëpër Tiranë: Rama jepe dorëheqjen!

Me mbylljen e fjalimeve përballë Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në Tiranë, në ditën e 118-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit nga podiumi i ngritur përpara godinës së qeverisë kanë bërë thirrje për largimin dhe dorëheqjen e Ramës, si një kërkesë e panegociueshme e tyre.

Qytetarët e shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur njëzëri thirrje si “Shqipëria e shqiptarëve”, “Arrestoni Ramën”, etj.

“Rama, jepe dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve.

Protestuesit vijojnë marshimin përgjatë rrugëve të kryeqytetit, ndërsa protesta e 118-të shënon vijimin e aksionit të tyre kundër qeverisë.

Gjatë protestave, qytetarët kanë kërkuar të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura, Paketa e Maleve dhe investimet strategjike, si dhe krijimi i një qeverie tranzitore për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të ndershme.

Po ashtu qytetarët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave dhe marshimeve në kryeqytet. Sipas tyre, qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet në qendër të tubimeve dhe një kërkesë e parevokueshme.

About Redaksia

Check Also

Gjashtë eurodeputetë i bëjnë gjyqin Ramës në PE/ Kërkohet largimi i tij, dënohet dhuna e represioni ndaj protestuesve

Çfarë thanë eurodeputetët sot për Shqipërinë: 1. Michael Gahler – Partia Popullore Evropiane (EPP) “Unë …