Pas rehatisë që ka provuar në një nga hotelet e shtrenjta të New Yorkut, ku një natë kushton rreth 7500 dollarë, Edi Rama ka provuar edhe vetminë.
Siç edhe ishte përcaktuar më herët, Rama ka marrë fjalën në OKB. Por pamja me të cilën është përballur ka qenë një sallë e boshatisur.

Në momentin që Rama po mbante fjalimin e tij të përgatitur për inteligjencën artificiale, në sallën e madhe të mbledhjeve të OKB-së, ka pasur shumë pak diplomatë, siç edhe mund ta shikoni në foto.
Në fjalimin e mbajtur në sallën e boshatisur të OKB, Rama kishte bërë një fjalim ku i jepte mend botës për Inteligjencën Artificiale.

“Revolucioni Flamingo u fabrikua”!
Edi Rama ka folur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për ndikimin e inteligjencës artificiale dhe rrjeteve sociale në shoqëri, duke iu referuar edhe protestave të zhvilluara prej 118 ditësh në Shqipëri.
Duke folur për rreziqet që sjell përdorimi i inteligjencës artificiale dhe algoritmeve, kryeministri u ndal te “Revolucioni Flamingo”, duke pretenduar se një narrativë e rreme për pushtimin e bregdetit shqiptar nga Izraeli u përdor për të nxitur reagime te qytetarët.
“Keni ndjekur ose keni mësuar për Revolucionin Flamingo, narrativë të trilluar të një pushtimi izraelit të bregdetit shqiptar, pushtim që nuk ndodhi kurrë, u fabrikua dhe u përcoll përmes kanaleve që qytetarët u besonin tashmë. Qytetarët kanë arsye të protestonin por protestuan edhe kundër një armiku fantazmë.
Frika u shndërrua në zemëratë, kjo në mobilizim dhe trillimi në realitet politik. Nuk ishte eksperiment politik, algoritmi nuk shpiku dhe ndezi urrejtjen por zbuloi se si të aktivizonte urrejtjen tonë”, tha ai.
Gazeta RD