Denoncimi/ Pse Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve i shkon shpesh Ergys Agasit në Bradashesh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar denoncimin e një qytetari lidhur me takimet e Ergys Agasit në burgun e Bradasheshit.

Në mesazhin e publikuar nga Noka, qytetari i kërkon Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, të japë shpjegime se përse Agasi takohet shpesh me të në ambientet e burgut.

“Pse vjen e takon aq shpesh Gysin në Bradashesh? Dhe pse ke lejuar të kthehet burgu në hotel me 5 yje?”, thuhet në mesazh.

Qytetari ngre gjithashtu pikëpyetje mbi pozicionimin e kamerave të sigurisë, duke ngritur dyshime se ato nuk filmojnë hyrjet në dhomën e takimeve.

Reagimi 

Denoncim nga qytetari

Burgjet si rezidenca e hareme të narkoshtetit
Takime të niveleve të ndryshme
Ergys Agasi me zyrë pritje në burg.
Kokë më kokë me drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Adriatik Kupi.

About Redaksia

Check Also

Shpërthen revolta në stadium/ Arrestoni Ramën!

Revolta ka shpërthyer në stadium. Thirrjet “arrestoni Ramën” dhe “Rama jepe doreheqjen” kanë qenë kryefjala …