“Balluku ka marrë peng Edi Ramën”, Bardhi: Vendos për punësimet, tenderat e koncesionet

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi shprehet se tashmë është fakt i ditur dhe i përsëritur se Belinda Balluku ka marrë peng kryeministrin Edi Rama.

Teksa iu referua një investigimi të fundit të mediave për Ballukun, Bardhi përmes një statuski në rrjetet sociale, shkruan se ish zëvendësja e Ramës vijon të qeverisë de facto Ministrinë e Infrastrukturës dhe institucionet e saj të varësisë.

‘Ajo vazhdon të vendosë kush punësohet, kush fiton tendera dhe kur jepen koncesione, shkruan Bardhi.

Sipas tij, është e papranueshme që Balluku të rendë e lirë, sa kohë ndaj saj rëndojnë 6 akuza penale, ndërsa i kërkoi SPAK të zbatojë ligjin.

‘Sepse në një shtet ligjor, pushteti nuk duhet të jetë mburojë dhe askush nuk duhet të jetë mbi ligjin’, përmbyll reagimin Gazment Bardhi.

Reagimi

Dje, një investigim i emisionit “Fiks Fare” nxori sheshit atë që të gjithë e dinin. Belinda Balluku, për shkak se ka marrë peng Edi Ramën, vazhdon të qeverisë de facto Ministrinë e Infrastrukturës dhe institucionet e saj të varësisë. Ajo vazhdon të vendosë kush punësohet, kush fiton tendera dhe kur jepen koncesione.

Shefja e Ramës dhe Karakaçit, Belinda Balluku, nuk duhet të ishte duke shkuar në palestër, por pas hekurave.

Për fat të keq, edhe pse SPAK-u ka 20 ditë që ka bërë publike të dhëna të reja për marrjen e saj nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ende nuk ka zbatuar ligjin për burgosjen e saj. Është e paimagjinueshme për një shtet ligjor që një person me 14 akuza penale të shëtisë lirshëm dhe madje të gjejë kohë edhe për palestër.

SPAK-u duhet të zbatojë ligjin. SPAK-u duhet të zbatojë standardin që vetë vendosi në dhjetor 2025. SPAK-u nuk mund t’u thotë shqiptarëve se, kur ndaj Belinda Ballukut rëndojnë 6 akuza, ajo duhet të shkojë në burg, ndërsa kur rëndojnë 14 akuza, duhet të shkojë në palestër. Kjo është thjesht e papranueshme!

Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Shqiptarët meritojnë një drejtësi që nuk njeh të paprekshëm. Opozita kërkon vetëm një gjë: zbatimin e ligjit, me të njëjtin standard për këdo, pa përjashtim. Sepse në një shtet ligjor, pushteti nuk duhet të jetë mburojë dhe askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

About Redaksia

Check Also

Pedagogu thirrje studentëve: Dilni në shesh! Tradhtia që iu bë në 2018-ën do të ketë faqen e zezë

Pedagogu Lush Susaj ka mbajtur një fjalim të ashpër në ditën e 122-të të protestës …