Takim me deputetët gjermanë/ Vata: Shqetësim për skandalin e SHISH, korrupsionin dhe mungesën e transparencës

Deputetja e PD, Denisa Vata, sëbashku me kolegen Ina Zhupa, kanë zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit të Turizmit të Bundestagut gjerman, të kryesuar nga deputetja Anja Karliczek.

Në postimin e saj në Facebook, Vata thekson se në qendër të diskutimeve ishte situata aktuale në Shqipëri, protestat qytetare që vijojnë prej 122 ditësh, si dhe shqetësimet e opozitës për qeverisjen, transparencën dhe korrupsionin.

Postimi 

Takim me delegacionin e Komisionit te Turizmit te Bundestagut gjerman, te kryesuar nga znj. Anja Karliczek.

Ne qender te bisedes ishte situata aktuale ne Shqiperi, vecanerisht protesta qytetare, tashme ne diten e 122-te, dhe shqetesimet qe lidhen me qeverisjen, transparencen dhe korrupsionin.

Diskutuam per skandalin qe lidhet me SHISH-in, ceshtjet e ngritura nga opozita, problematikat e fondeve IPARD, si dhe nevojen per institucione te drejtesise te pavarura, te besueshme dhe te barabarta perballe pushtetit, ku cdo hetim duhet te pasohet nga pergjegjesi dhe transparence.

Biseduam gjithashtu per turizmin e qendrueshem, mbrojtjen e territorit dhe zonave te mbrojtura, si dhe per menyren se si pasurite natyrore e kulturore te Shqiperise mund te sherbejne per zhvillimin e qendrueshem te vendit.

Nje diskutim i rendesishem me deputetet gjermane mbi sfidat e Shqiperise, marredheniet dypaleshe dhe rrugen tone europiane.

About Redaksia

Check Also

Berisha në Strasburg: Shqipëria përballë një kërcënimi ekzistencial, nevojitet një qëndrim ndërkombëtar ndaj narkoshtetit

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në Këshillin e Evropës ngriti alarmin …