Lubonja: Europa duhet t’i jepte sanksione Edi Ramës, politikanët në BE të dështuar!

Analisti Fatos Lubonja ishte sot i ftuar në “Minuta e Parë” ku komentoi vizitën e Ursula Von der Leyen dhe deklaratat e saj për Shqipërinë dhe Edi Ramën.

Lubonja theksoi se Von der Leyen është nga figurat më të papëlqyera në Europë, ashtu si një pjesë e mirë e politikanëve europianë.

Ai shtoi se atyre iu duhet narrativa se Shqipëria me Edi Ramën ka ecur mirë, për të mbuluar dështimet e tyre.

Lubonja: Ndërkohë që ne shqiptarët jemi në një protestë prej mëse 4 muajsh që provon një opinion shumë të gjerë shqiptar që dënon gjithë klasën politike shqiptare për atë që ka ndodhur në 36 vjet. Se kemi shkuar drejt një narko-shteti, Von der Leyen vlen dhe na flet për suksesin. A mbyllin veshët dhe sytë për atë çka shprehin shqiptarët? Edhe mediat e huaja kanë zbuluar realitetin shqiptar. Këto politikanë europianë, të dështuar. Von der Leyen është nga figurat më të papëlqyera për të gjithë dështimet në Europë. Gjithë kjo pakënaqësi në Europë, është një pakënaqësi europiane për dështimin e tyre.

Aq sa po na futin edhe drejt luftës. Akuzohen dhe për këtë. Duan të mbajnë narrativën se Shqipëria ka patur progres për të gënjyer opinionin publik perëndimor. Duhet të jepnin sanksione Edi Ramës. Ju duhet kjo narrativë sepse kanë dështuar dhe vetë, dhe nuk mund të pranojnë se kanë dështuar me Shqipërinë në 35 vjet. Ju duhet Shqipëria në BE jo për hallin e shqiptarëve por për arsyet gjeopolitike, retorika e luftës. Lufta me Rusinë, për ruajtjen e pushtetit të tyre. Këtu duhet ta vëmë theksin. Duhet të protestojmë fuqimisht edhe ndaj BE për këtë narko shtet. Por kemi një kompleks ndaj europianëve. E kuptojnë shumë mirë se çfarë ndodh në Shqipëri, por ju duhet ajo gjuhë si e Von der Leyen.

About Redaksia

Check Also

Kush e mban akoma Ramën në pushtet?!

Nga Iva V.GRILLO Kryeministri shqiptar Rama është pa dyshim kryeministri me rekordet më të mëdha …