Deputetja e Sarandes Ina Zhupa reagon pas kthimit te ligjit per dhenien me koncension te Butrintit nga presidenti Meta: Ky ligj duhet rrezuar ne Kuvend.
Betejë e fituar në emër të interesit publik, qytetarëve shqiptar, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore! Presidenti Meta kthen ligjin për dhënien me koncension të Butrintit!
Faleminderit Presidentit të Republikës Meta, i cili edhe kësaj rradhe qëndroi si garant i kushtetutës, i mbrojtjes së pasurisë pronë publike të patjetërsueshme dhe nga më të rëndësishmet që përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar. Identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare parashikohen në nenin 3 të Kushtetutës, që përcakton se shteti ka për detyrë të mbrojë dhe të respektojë bazat e përcaktuara në të, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse vlera themelore, pra që qëndrojnë në themel të organizimit shtetëror.
Shkeljet kushtetuese dhe ligjore të argumentuara në arsyetimin e Presidentit nuk lënë hapësirë për dyshime se ky ligj duhet rrëzuar në këtë formë që është.
Rrëzimi i këtij ligji nuk duhet ta mbylli çështjen e menaxhimit të Butrintit por të hapet mundësia e një diskutimi të gjerë dhe një pune të gjithë aktorëve dhe faktorëve për mënyrën më të mirë të menaxhimit të Butrintit, në përputhje me kushtetutën, konventën e Parisit, mbrojtjen e interesit publik dhe pasurisë kulturore.
Ky diskutim dhe vendimarrje nuk mund të përjashtoj AADF për donacionet, ekspertizën e huaj që mund të ofroj, edhe për kontributin që ka dhënë deri tani ne vendin tonë.
Përshëndes argumentimin e Presidentit se nisma ime ligjore për ndryshimet e ligjit të trashëgiminisë kulturore “duhet të shqyrtohet paraprakisht apo minimalisht paralelisht me ligjin objekt shqyrtimi, sepse ka rëndësi themeltare për çështjen, apo fatin e saj”.
Çdo deputet i kuvendit të Shqipërisë ka detyrimin moral dhe ligjor që të votoj pro dekretit të Presidentit.