Tryeza e PD/ Adriana Kalaja: Do zgjaten pafund proceset gjyqësore, mbi 100 mijë dosje stok

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD Adriana Kalaja, deklaroi në tryezën e diskutimit me avokatët të organizuar nga Partia Demokratike, se janë mbi 100 mijë dosje stok që nuk dihet kur do shqyrtohen.

Ajo theksoi se Gjykata e Apelit Tiranë po shqyrton ende dosjet e vitit 2017 ndërsa shtoi se me hartën e re gjyqësore do të kemi zgjatje pafund të proceseve gjyqësore.

“Situatë ku afatet dhe proceset gjyqësore janë shkelur, sidomos në Apel shkojnë mbi 50. Vetëm Apeli Tiranë po shqyrtohen dosjet e vitit 2017.

Pasi të hyjë ligji i hartës së re territoriale ku do mbidhen gjithë dosjet, përveç një aksesi të munguar të publikur do kemi zgjatje pafund të proceseve gjyqësore.

Do mungojë aksesi edhe i avokatit. Shumë vendime merren në dhomë këshillimi nga gjyqtarët. Nuk ka një proces të rregullt gjyqësor”, tha Kalaja.

Më tej ajo deklaroi se sistemi i qeverisjes nuk ka një iniciativë pozitive për të zgjidhur këto probleme.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

About Redaksia

Check Also

Genc Pollo: Pse ambasadori i BE nuk merr pjesë në marshimet pro familjes?

Ish-ministri dhe ish-deputeti Genc Pollo ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me qëndrimin e …

Leave a Reply