Skandal në Bashkinë Vlorë!

Reagimi i Partisë Demokratike Dega Vlorë

Në faqen zyrtare të Bashkisë Vlorë është publikuar njoftimi për organizimin e një takimi në kuadër të një nisme të ndërmarrë nga Partia Socialiste e sektit Rama, e ashtuquajtura “Prania (Jo)besnike”.

Kujtojmë se kjo nismë është një tjetër përpëlitje propagandistike e një regjimi të kalbur e të konsumuar, siç është Partia Socialiste e sektit Rama.

Përdorimi i aseteve shtetërore, i administratës publike dhe vënia në dispozicion e të gjithë infrastrukturës vendore në shërbim të një nisme partiake është dëshmi e qartë e shkrirjes së institucioneve publike me interesat e partisë në pushtet.

Ky është një rast flagrant i modelit të partisë-shtet, të cilin sekti Rama dhe mercenarët e tij vendorë, siç është rasti i kryetares “7%” të Bashkisë Vlorë, e kanë konsoliduar dhe kthyer në sistem përgjatë 12 viteve.

Bashkia Vlorë, siç e kemi denoncuar vazhdimisht me fakte dhe prova konkrete, madje edhe përmes kallëzimeve penale të bëra nga Partia Demokratike, dega Vlorë, është vënë në shërbim të partisë-sekt të Edi Ramës.

Ky rast është një tjetër dëshmi e rënimit institucional të kësaj bashkie, e mungesës së integritetit të drejtimit të saj dhe e cenimit të interesit publik.

Nisma “(Jo)besnike”, e ndërmarrë nga një parti politike në Shqipëri, nuk ka asnjë lidhje me interesin e qytetit të Vlorës dhe as me nevojat e qytetarëve të saj. Ajo është thjesht një tjetër lëvizje propagandistike e një partie që kërkon të shfrytëzojë çdo hapësirë dhe çdo strukturë publike për aktivitetin e saj politik…Lexoni më poshtë👇🏻

#partiademokratike #vlore #shqiperi #bashke #skandal

 

About Redaksia

Check Also

Noka në Bulqizë: Dyert e PD janë të hapura për të gjithë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me strukturat e …