Marshimi i protestuesve në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi lëvizja e tyre në drejtim të Drejtorisë së Policisë është ndërprerë nga një kordon i forcave të rendit.
Efektivët kanë zënë rrugën duke penguar vijimin e marshimit, ndërsa protestuesit janë afruar pranë tyre dhe kanë kërkuar që policia të tërhiqet.
Situata është shoqëruar me thirrje dhe përplasje verbale mes dy palëve. Nga radhët e protestuesve janë dëgjuar thirrjet “Hapeni rrugën!” dhe “Polici e krimit!”, ndërsa ata kanë këmbëngulur për vijimin e marshimit drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Pamjet nga protesta tregojnë momentet kur qytetarët përballen me kordonin policor dhe tentojnë të çajnë rrugën e bllokuar.
Gazeta RD