Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur nga Strasburgu për emisionin “Minuta e Parë”, ku ndodhet në kuadër të Asamblesë Parlamentare me vendet e Bashkimit Evropian.
Vokshi tha se gjatë takimeve në Strasburg ka ngritur shqetësime lidhur me situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke veçuar rastin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe çështjet që lidhen me AKSHI-n dhe SHISH-in.
Sipas Vokshit, bashkëbiseduesit në Strasburg janë shprehur të habitur nga ajo që ajo u ka referuar për rastin Balluku dhe refuzimin e heqjes së imunitetit të saj.
Albana Vokshi: Janë shokuar për atë që kanë dëgjuar për Belinda Ballukun refuzimin për heqjen e imunitetit, se po prishte provat dhe po intimidonte dëshmitarët.
Janë shokuar kur dëgjuan se AKSHI është një organizatë e strukturuar kriminal që i shërbente Agasit. Pra ka përpjekje nga SPAK por korrupsioni është rritur dhe perceptimi për korrupsionin është rritur. Kanë folur për presionin ndaj mediave.
Shqipëria po dështon në të gjitha rekomandimet e KiE. Kërkohet një monitorim nga afër i procesit të postmonitorimit në Asamblenë Parlamentare.
Zoti Berisha ka trajtuar çështjet e emigracionit të lartë në Shqipëri ardhur prej një qeverisje të bërë palë me krimin. Ka trajtuar gravitetin e situatës në Shqipëri prej narko shtetit në të gjithë sektorët.
Gazeta RD