Qytetarët janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit. Para godinës janë mbledhur protestues të shumtë nga bashkitë që kundërshtojnë reformën territoriale të propozuar nga PS.
Protestuesit janë organizuar në Komisionin e Ligjeve, ku edhe pritet të diskutohet për këtë çështje.
Reforma e propozuar është kundërshtuar prej disa kohës. Banorët e Divjakës, gjithashtu kanë kundërshtuar propozimin e PS, duke organizuar çdo ditë protesta dhe duke kërkuar që Divjaka të jetë bashki më vete. Edhe disa bashki të tjera kanë mbajtur të njëjtin qëndrim.
Gazeta RD