Berisha: Viti universitar nisi me një përçmim ndaj studentëve, në kampusin e tyre do ngrenë kulla dhe t’ua prishin godinat

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, ka nisur viti i ri universitar në Shqipëri.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se studentët përballen me përçmim dhe shpërfillje, ndërsa akuzoi qeverinë se po kufizon hapësirat në kampuset universitare për t’u hapur rrugë ndërtimeve të kullave.

Berisha: Zonja dhe zotërinj deputetë, filloi viti universitar.

Studentët shqiptarë janë më të përçmuar në Evropë, më të shpërfillur, më të keqtrajtuar.

Prej kohësh janë marrë masa dhe po bëjnë gjithçka që të sistemojnë sa më pak në kampusin e tyre sepse duan të ndërtojnë kulla dhe t’ua prishin godinat.

Dhe imagjinoji ju se çfarë do të thotë të marrë qira ai në Tiranë kur është gjetur se qiraja mesatare është 720 euro.

Kjo është si t’i detyrojnë studentët të lënë universitetin, të largohen.

Në Gjirokastër ua kanë zënë konviktin, e kanë shndërruar konviktin e vajzave në strehë për refugjatët.

Pra, viti i ri shkollor fillon me një përçmim.

Asnjë kompensim studentëve për çmimet, të cilat konvertohen në kequshqyerje për ta.

About Redaksia

Check Also

Protesta 129/ Qytetarët ironizojnë përplasjet në PS për Reformën Territoriale: O Taulant bëj presion…

Ka nisur në Tiranë protesta e 129-të radhazi kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të …