Ina Zhupa: 15 Këshilla Bashkiakë, me shumicë nga Partia Socialiste. Të gjithë Këshillat Bashkiakë kanë votuar kundër draftit të çuar nga ju për shkrirjen e bashkive.
Të 15, të 15, të 15! Dhe 225 mijë qytetarë që janë prekur nga shkrirja e bashkive janë shprehur me protesta, janë shprehur me firma për referendum, janë shprehur me vendimet e Këshillave Bashkiakë, janë shprehur kryetarët e bashkive të tyre.
Nuk e duan.
Çfarë thotë Kushtetuta? Pyeten komunitetet.
Çfarë bëni ju? Pyesni vetëm Arbër Maznikun dhe interesin që ka vendosur Partia Socialiste: që duhen shkrirë disa bashki të djathta, duhen bashkuar disa bashki që nuk i fitoni dot më dhe të krijojmë këtë konfigurim të ri, që i shërben vetëm interesit elektoral të Partisë Socialiste.
Më vjen shumë keq që, edhe kur bëhet fjalë për shërbimet, për pushtetin vendor dhe për kërkesat e qytetarëve, ju të dilni me një kartë politike.
Gazeta RD