Harta territoriale e PS është e paracaktuar njësoj si tenderat e Ramës dhe Ballukut

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfshirjes në rendin e ditës të Reformës Territoriale, duke akuzuar mazhorancën se harta e re territoriale është përcaktuar paraprakisht dhe se kriteri kryesor është interesi elektoral i kryeministrit Edi Rama.

Në reagimin e tij, Bardhi e krahasoi procesin e reformës me mënyrën se si, sipas tij, janë përcaktuar tenderat e qeverisë.

Sipas tij, ndarja e re territoriale nuk bazohet te nevojat e qytetarëve, por te interesat elektorale të Partisë Socialiste dhe marrëdhëniet e kryebashkiakëve me kryeministrin.

Reagimi i Gazment Bardhit

Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar prej 1 viti, njësoj si tenderat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Njësoj si biznesi me Ron Jefetin, të cilit Rama i dhuron industrinë e armëve me garanci shtetërore.

Harta territoriale e PS-së i ngjan Vlora Hysenit: ajo fikte radarët për Ergysin e saj dhe të Ramës; kjo shuan nga harta 15 bashki për pushtetin personal të Kryeministrit.

Kriteri i kësaj ndarjeje është interesi elektoral i Ramës dhe besnikëria e kryebashkiakëve ndaj tij, jo nevojat e qytetarëve. Kjo është pyetja që ngre ligji i PS-së: pse interesat e njerëzve të pushtetit gjejnë gjithmonë zgjidhje, ndërsa bashkitë e qytetarëve fshihen?

About Redaksia

Check Also

Protesta 129/ Qytetarët ironizojnë përplasjet në PS për Reformën Territoriale: O Taulant bëj presion…

Ka nisur në Tiranë protesta e 129-të radhazi kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të …