Zhupa: Kushtetuta kërkon të dëgjohen komunitetet për reformën qytetare, ju i injoroni…

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa e nisi sot mbledhjen e komisionit duke kundërshtuar reformën territoriale.

Ina Zhupa: 15 Këshilla Bashkiakë, me shumicë nga Partia Socialiste. Të gjithë Këshillat Bashkiakë kanë votuar kundër draftit të çuar nga ju për shkrirjen e bashkive.

Të 15, të 15, të 15! Dhe 225 mijë qytetarë që janë prekur nga shkrirja e bashkive janë shprehur me protesta, janë shprehur me firma për referendum, janë shprehur me vendimet e Këshillave Bashkiakë, janë shprehur kryetarët e bashkive të tyre.

Nuk e duan.

Çfarë thotë Kushtetuta? Pyeten komunitetet.

Çfarë bëni ju? Pyesni vetëm Arbër Maznikun dhe interesin që ka vendosur Partia Socialiste: që duhen shkrirë disa bashki të djathta, duhen bashkuar disa bashki që nuk i fitoni dot më dhe të krijojmë këtë konfigurim të ri, që i shërben vetëm interesit elektoral të Partisë Socialiste.

Më vjen shumë keq që, edhe kur bëhet fjalë për shërbimet, për pushtetin vendor dhe për kërkesat e qytetarëve, ju të dilni me një kartë politike.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Këto vite vendi pati një opozitë nga më të fortat, por koha na thërret sot të ripërtërijmë Shqipërinë

Kryetari i PD, Sali Berisha, iu drejtua demokratëve të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës në ‘Foltoren …