Ka nisur në Tiranë protesta e 129-të radhazi kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të cilit qytetarët i kërkojnë dorëheqjen dhe largimin e tij nga politika.
Përmes pankartave, qytetarët kanë ironizuar dhe përplasjet brenda Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, për të cilën 2 deputetë të mazhorancës janë shprehur kundër.
“O Taulant bëj presion sa të duash mbi deputetë, të enjten parlamenti yt mbetet pa 84 vota o i shkretë”,- shkruhet në një prej pankartave.
“Në Francë po digjen sheshet, në Tiranë populli po vlon, rinia në të 2 shtetet perandoritë do i rrëzojë”- shkruhet në një tjetër për protestat studentore në Francë.
Gazeta RD

