Ofensiva e fasadës…

Nga Iva V.GRILLO

Personalisht, jam fare indiferente nëse një politikan bën apo nuk bën foto me X apo Y personalitet botëror…sepse besoj se në fund të fundit çdo politikan llogaritë finale i ka me zgjedhësit e vet.
Por duket se politika e fasadës është normalizuar plotësisht e ka zënë vendin e përmbajtjes dhe të një dinjiteti bazik që dikur ka ekzistuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Pas disa ditësh spekulime mbi vërtetësinë e fotove zyrtare që kanë qarkulluar nga veprimtaria e fundit e OKB-së, duket se është pranuar se fotot që disa udhëheqës shtetesh i kanë hedhur publikut të tyre si “takime”, “ndërveprim”, etj me Presidentin e USA, janë pjesë e një “photo-op”, një operacion i shpejtë fotografimesh…ku përfaqësuesit e disa vendeve u bëhet një “favor” i madh, u lejohet ecin në radhë dhe të bëjnë një foto “takimi” me personalitetin e fuqishëm…i cili ka vendosur me sa duket “të ngrijë” për gjithë kohën që bëhen fotot.
Duke e pranuar këtë version zyrtar (që gjithsesi duket i pabesueshëm duke gjykuar nga pozicioni “stoik” dhe identik i presidentit të USA në të gjitha fotot), përsëri nuk mund të rrish pa u trishtuar për gradën në të cilën ka përfunduar politika, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe dinjiteti shtetëror e individual.
Është trishtim dhe arrogancë e madhe që nga organizatorët e këtij “photo-op” pranohet kaq hapur një ofensivë e tillë e fasadës përballë përmbajtjes, virtuales përballë reales, injorimit përballë komunikimit.
Ndërsa për përfaqësuesit e vendeve që qëndrojnë në radhë për të qorrollepsur popujt e tyre me foto “takimesh” që nuk kanë ndodhur kurrë e më pas i ndajnë fotot në rrjetet sociale me komandë… çfarë mund të thuash?!
Një pamje e zymtë e fitores së fasadës mbi thelbin… Ofensiva e fasadës…

Një pamje e zymtë e fitores së fasadës mbi thelbin…

Mund të jetë një imazh i Zyra Ovale dhe teksti

About Redaksia

Check Also

Kosova: një Presidente me profil të fortë profesional dhe akademik

Nga Bujar Leskaj Duke i uruar Presidentes së porsazgjedhur të Kosovës znj. Justina Shiroka-Pula suksese, …