Rama ka ndërprerë komunikimin dhe ka braktisur në mënyrë të papritur intervistën përpara përfundimit të saj, sipas asaj që vetë Channel5 ka zbuluar.
Sipas tyre, tensionet kanë nisur kur Callaghan ka drejtuar pyetje lidhur mbi investigimet e zgjeruara për korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës në Shqipëri.
Po ashtu, gazetari e ka pyetur kryeministrin Rama mbi lidhjet e tij duke përmendur specifikisht marrëdhëniet e tij me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe projektet e tij në bregdetin shqiptar.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama largohet nga intervista me Andrew Callaghan të “Channel 5”, në një kohë kur po zhvillohen hetime më të gjera lidhur me korrupsionin, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe marrëdhënien e tij të biznesit me Jared Kushner”, shkruhet në postimin e tyre.
Gazeta RD