Nga Ylli ASLLANI
Qeveria mbron shkeljet e Kushtetutës dhe të Kartës Evropiane me polici!
Në këtë shtetrrethim, kë duhet të dëgjojë deputeti?
Partinë apo qytetarët?
Kryetarin e partisë apo mandatin që i kanë dhënë zgjedhësit?
Një deputet nuk zgjidhet për t’i qëndruar besnik një “organizate politike”.
Ai zgjidhet për të përfaqësuar qytetarët, për të mbrojtur interesin publik dhe për të mbrojtur territoret e shqiptarëve.
Sot, më shumë se kurrë, çdo deputet duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve që e kanë votuar.
Sepse mandati i deputetit buron nga populli, ndërsa përgjegjësia e tij është ndaj Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik.
Kujt do t’i bindet sot deputeti: urdhrit politik apo mandatit të qytetarëve?



Gazeta RD