Paralizohet qarkullimi në Tiranë

Qarkullimi i automjeteve në Tiranë paraqitet i vështirë këtë të premte, ku që në orët e para të mëngjesit janë krijuar radhë të gjata trafiku në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Situata më problematike raportohet në Unazën e Madhe, në segmentin nga Astiri në drejtim të Saukut. Në këtë aks, automjetet po lëvizin me vështirësi, ndërsa në disa pjesë janë krijuar radhë kilometrike.

Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe kushtet e pafavorshme atmosferike kanë ndikuar në ngadalësimin e qarkullimit, duke e bërë edhe më të vështirë lëvizjen për shkak të fluksit të lartë të automjeteve gjatë orarit të mëngjesit.

About Redaksia

Check Also

Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore

DEKLARATË PËR MEDIA, DREJTUESI I DEP. TË SHËNDETËSISË NË PD, ILIR ALIMEHMETI Të nderuar qytetarë, …