Në intervistën për Syri.net, Meta pretendoi se çështja ngre pikëpyetje serioze për integritetin e institucioneve të sigurisë kombëtare dhe besimin e informatorëve.
Meta kërkoi hetim parlamentar për ndryshimet në organigramën dhe personelin e SHISH-it gjatë tre viteve të fundit, si dhe verifikimin e dokumentacionit dhe arkivit të institucionit.
Intervista
Syri.net: Sa i dëmton skandali i SHISH raportet me partnerët?
Ilir Meta: Në radhë të parë ky skandal provon inkriminimin edhe të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare, por edhe publike.
Së dyti, vret besimin e të gjithë bashkëpunëtorëve (informatorëve) vendas dhe të huaj të këtij shërbimi pasi të dhënat e tyre mund të ekspozohen dhe jeta e tyre mund të rrezikohet.
Ndaj duhet hetim parlamentar se ç’ka ndodhur në SHISH gjatë këtyre 3 viteve që nga ndryshimi i organigramës, personelit dhe verifikimi i integritetit të gjithë dokumentacionit, arkivit etj.
Ashtu siç duhet hetuar nga Kuvendi a është respektuar sipas ligjit procedura e emërimit nga të gjitha hallkat dhe secili të mbajë përgjegjësi ligjore e politike.
Gazeta RD