Spahia: Daçiç provokon shqiptarët me deklaratat për flamurin serb në Prizren, qeveria shqiptare hesht!

Deputeti i PD, Bardh Spahia ka dënuar deklaratat e zv.kryeministrit serb, Ivica Daçiçit, për valëvitjen e flamurit serb në Prizren, duke i cilësuar provokim dhe fyerje për shqiptarët.

Ai akuzoi heshtjen e qeverisë shqiptare dhe kërkoi reagim të fortë nga Tirana zyrtare dhe komuniteti ndërkombëtar.

Reagimi

Deklaratat e turpshme të Ivica Daçiç për valëvitjen e flamurit serb në Prizren janë një provokim i hapur dhe një fyerje e rëndë për çdo shqiptar. Kjo gjuhë radikale tregon qartë se mendësia e tyre ka mbetur peng e së shkuarës. Shqiptarët dhe bota e qytetëruar nuk e harrojnë kurrë spastrimin etnik, gjakun e derdhur dhe masakrat e Serbisë në Kosovë!

​Përballë këtij provokimi, heshtja e qeverisë shqiptare është thellësisht e pafalshme. A mos vallë një dënim i ashpër dhe dinjitoz i kësaj retorike lufte do të nxirrte zbuluar Tiranën zyrtare dhe do të zemëronte “vëllain” Vuçiç?! Qeveria e Shqipërisë ka detyrim kushtetues dhe moral të mbrojë interesat e Kosovës, jo të heshtë përballë atyre që ende mohojnë krimet.

​Komuniteti ndërkombëtar duhet të zgjohet dhe ta dënojë me forcë këtë retorikë të rrezikshme.

Politikanë të tillë, që ende ushqehen me urrejtje dhe ëndrra pushtimi, nuk kanë asnjë vend në Europë!

​Kosova është një shtet i pavarur, sovran dhe tërësisht i pacënueshëm.

About Redaksia

Check Also

133 ditë revoltë qytetare/ Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!

Sot mbahet protesta e 133-të qytetare në Tiranë, në vijim të tubimeve të përditshme kundër …