133 ditë revoltë qytetare/ Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!

Sot mbahet protesta e 133-të qytetare në Tiranë, në vijim të tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas më shumë se katër muajsh protestash të pandërprera, qytetarët dhe aktivistët rikthehen sërish në shesh, duke paralajmëruar vijimin e qëndresës dhe përsëritjen e kërkesave të tyre politike.

Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, për të nisur vijuar mardhimin për te Kryeministria, ku do të mbajnë edhe fjalimet.

Përmes pankartave dhe fjalimeve në shesh, pjesëmarrësit gjatë 132 ditëve me radhë kanë denoncuar keqqeverisjen, aferat më të fundit që kanë dalë në dritë, si dhe rritjen e kostos së jetesës.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj u shpreh se një protestues mbahet ende në paraburgim, ndërkohë që e akuzuara për korrupsion dhe krim Belinda Balluku shkon në parlament dhe voton si pa të keq, reformën territoriale.

Vatnikaj thekson se protesta pavarësisht presioneve qëndron e bashkuar kundër qeverisë Rama.

“Ditën e sotme është marrë vendimi për dy aktivistë që janë mbajtur në burg për 72 orë vetëm se kanë gjuajtur me vezë kryeministrin Rama. Gjykata i ka quajtur arrestimet të paligjshme. Kanë qenë sipas urdhrave politikë, policia i ka arrestuar në mënyrë të paligjshme. Edhe një herë gjykata ka folur qartë duke treguar se akti simbolik i gjuajtjes me vezë i zyrtarëve që nuk përfaqësojnë nuk është një akt dhune. Të godasësh me vezë makinën e kryeministrit ministrit është një akt rebelimi, simbolik politik dhe jo dhune siç e ka trajtuar policia. Lirimi i 2 aktivistëve është një lajm i mirë se konfirmohet e drejta për të protestuar paqësisht themelore për çdo qytetar dhe nuk mund të ndalohet as me presione dhe as me polici.

Dy aktivistë të liruar, një tjetër i arrestuar të enjten përballë parlamentit në një protestë paqësore mbetet ne burg, ndërkohë që Balluku e akuzuar për korrupsion dhe krim shkon dhe voton pa të keq. Thirrja shkon për policinë të mos veprojë sipas urdhrave politikë të Edi Ramës por të lejojë qytetarët dhe policia të arrestojë Ramën. Pavarësisht se kjo betejë vazhdon më e gjatë se kishim menduar, fakti që edhe pas presioneve shantazheve, tentativave për ta shuar do jemi këtu deri në dorëheqjen e Edi Ramës, tregon se bashkimi jonë është më i fortë se frika ndaj pushtetit. Tregon se kjo qëndresë është e drejtë dhe duhet të vazhdojë deri në fund, deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar”, tha protestuesja.

About Redaksia

Check Also

Spahia: Daçiç provokon shqiptarët me deklaratat për flamurin serb në Prizren, qeveria shqiptare hesht!

Deputeti i PD, Bardh Spahia ka dënuar deklaratat e zv.kryeministrit serb, Ivica Daçiçit, për valëvitjen …