HEC i ri lë pa ujë 92 familje/ Banorët e Fushë-Buallit në protestë para bashkisë së Elbasanit

Banorët e fshatit Fushë-Buall në Elbasan kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para ambienteve të Bashkisë, pasi po përballen me probleme me ujin e pijshëm.

Kjo pasi, 92 familje prej katër muajsh nuk kanë ujë në çezmat e banesave si pasojë e dëmtimit të burimeve natyrore gjatë punimeve për ndërtimin e një hidrocentrali nga kompania koncesionare “Egnatia Hydropower”, me pronar Paqsor Buzin.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për rikthimin e furnizimit me ujë dhe zgjidhjen e situatës e cila, sipas tyre, po rëndon jetesën e përditshme.

About Redaksia

Check Also

Rama në zyrë për të na provokuar ne/ Protestuesit zhvendosen në hyrje të Kryeministrisë, policia “gardh” para godinës

Në përfundim të fjalimeve, protestuesit kanë vijuar marshimin drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë, ku janë …