Rama në zyrë për të na provokuar ne/ Protestuesit zhvendosen në hyrje të Kryeministrisë, policia “gardh” para godinës

Në përfundim të fjalimeve, protestuesit kanë vijuar marshimin drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë, ku janë përballur me një prani të shtuar të forcave të policisë, të vendosura në rresht para godinës.

Aktivisti Edison Lika deklaroi se kryeministri Edi Rama kishte shkuar në zyrë gjatë protestës për të provokuar qytetarët, ndërsa deklaroi se marshimi drejt Kryeministrisë do të vijojë në mënyrë paqësore.

“Kryeministri për të na provokuar ne vjen në zyrë kur protestojmë ne. Marshojnë paqësisht, ai është pushtuesi i kësaj Kryeministrie dhe i këtyre trojeve. Afrohemi drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë, paqësisht. Kryeministria është e jona, Bulevardi është i yni”, u shpreh Lika.

Ndërkohë, forcat e policisë janë pozicionuar para hyrjeve kryesore të godinës, ndërsa protestuesit janë afruar drejt saj pas përfundimit të fjalimeve.

About Redaksia

Check Also

Studentët përshkallëzim të protestave: Nesër para Ministrisë së Arsimit!

Studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave dhe u kanë bërë thirrje të rinjve t’u bashkohen …