Diplomati Agim Nesho ka lëshuar akuza ndaj Edi Ramës për dështim në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se gjatë një vizite në Uashington, kreu i qeverisë shqiptare është refuzuar është hequr nga diskutimi i planifikuar për ditën e diel, ku merrnin pjesë zv/presidenti i SHBA, dhe ambasadorja amerikane në OKB.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Nesho tha se Rama ka dështuar në raportet me administratën amerikane që në fillim, duke kujtuar deklaratat e tij kundër presidentit Donald Trump. Sipas diplomatit, përpjekjet e mëvonshme të kryeministrit për të krijuar ndikim në Uashington nuk kanë dhënë rezultat.
‘Për mendimin tim, ky e para që me Amerikën dështoi. Dështoi që në fillimin e tij duke quajtur presidentin Trump turp të qytetërimit’, u shpreh Nesho.
‘Për mendimin tim, ky e para që me Amerikën dështoi. Dështoi që në fillimin e tij duke quajtur presidentin Trump turp të qytetërimit. Pastaj kërkoi me lobin hebre që të bënte marrëdhënie indirekte dhe të kishte influencë duke ditur që lobi çifut është shumë i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E ka bërë këtë aventurë. Pasi votoi edhe kundër, votoi siç i dha porosi sulltani, me një rezolutë të përbashkët të vendeve islamike.
Për Jeruzalemin. U nda Bashkimi Evropian! Dhe ne, si rregull në diplomaci deri tani, jo në kohën e Edi Ramës, të padishahut të dytë, por duhet ditur që në qoftë se Bashkimi Evropian nuk ka votë unike, ne marrim votën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose të Britanisë së Madhe. Këto janë rregullat.
Ai e para, politika tradicionale… po ai u bashkua dhe bashkë-sponsorizoi rezolutën e vendeve islamike. Nuk e di kush ka qenë, Uganda, një nga vendet afrikane e cila e parashtroi dhe u përkrah nga këto. Pra, ky është një njeri boshe. Një njeri që kthehet, me të drejtë e tha zoti Peka, ishte ushtari, vasali i…
Bravo, nuk do të thotë që ti mund të kesh të drejtë se ti e ke pozicion fiks këtë gjë. Pra, ajo ishte një lëvizje që u përkrah nga të gjithë të tjerët, ishte një lëvizje e Kongresit Amerikan dhe ne kemi bërë lëshim të politikës amerikane për t’u bashkuar me një partner strategjik i cili kërkonte atë mbrojtjen e interesave të Shqipërisë.
Prandaj kjo është e gjitha. Rama ka gabuar këtu si gjithmonë. Pra, duke e mbyllur këtë t’ju lë dhe të tjerëve, u përpoq, ka qenë, që vajti në një organizatë joqeveritare, në një takim në Uashington që të fliste dhe të bënte takimin me zëvendëspresidentin amerikan. E refuzuan. Biles e hoqën edhe nga diskutimi ditën e diel që ishte me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB edhe me zëvendëspresidentin amerikan, se nuk donin që të ishin një me të.
Pra ky është Rama.
Përpjekjet e tij të vazhduara që nga këto momente, plus që ata i kanë hapur edhe një portë të artë, sepse të gjitha pazaret me Izraelin ky i bën me ndërmjetës. Ka gjetur një ndërmjetës i cili sigurisht i krijon edhe komoditetin për të bërë një jetë të lumtur edhe të gëzuar në të gjitha aspektet.’, u shpreh Agim Nesho në SYRI TV.
Gazeta RD