Studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave dhe u kanë bërë thirrje të rinjve t’u bashkohen në tubimin që do të zhvillohet nesër, më 13 tetor, përpara Ministrisë së Arsimit.
Protesta është njoftuar për orën 14:00, ndërsa studentët kërkojnë reagim për problematikat që shqetësojnë të rinjtë, duke vënë në fokus kushtet në universitete, kostot e studimeve dhe mungesën e mbështetjes.
Thirrja për protestë vjen në një kohë kur qytetarët vijojnë tubimet kundër qeverisë. Studentët synojnë të ngrenë zërin për shqetësimet e tyre dhe t’u kërkojnë institucioneve përgjegjëse zgjidhje për problematikat e ngritura.
Gazeta RD