Berisha dënon dhunën ndaj studentëve: Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj studentëve protestues në Tiranë, duke e cilësuar ndërhyrjen ndaj të rinjve terror të narkoshtetit.

“Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit ndaj studentëve guximtarë! Nderim studentëve misionarë!”, shkruan Berisha në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Kreu i PD-së shpreh solidaritetin për studentët e dhunuar nga policia gjatë protestës së kësaj të marte, duke dënuar ashpër ndërhyrjen ndaj tyre. Berisha e cilëson qëndresën e të rinjve një akt guximi, ndërsa në reagimin e tij publik, ngre zërin kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Sot skamja troket në mbi gjysmën e vatrave të shqiptarëve! Qindra mijëra vende pune janë asgjësuar nga narko-eurot

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka Edi Ramën dhe qeverinë e tij se ka zhytur …