“Rruga e Durrësit” arenë lufte, gaz lotsjellës e ujë me presion drejt të rinjve

Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej 4 orësh para Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar, ndërsa uniformat blu u janë përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Protesta nisi në orën 14:00 me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kastës së vjetër politike.

Për rreth 60 minuta studentët vijuan paqësisht protestën me thirrje dhe parulla kundër qeverisë, ndërsa më pas hodhën drejt godinës së Ministrisë vezë por edhe pllaka trotuari duke thyer xhamat e institucionit. Ata shembën edhe kangjellat e trotuarit, ndërsa arritën të hapin edhe një prej dyerve metalike të Ministrisë.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke tentuar të shpërndajë studentët.

Por studentët kanë vijuar rezistencën përpara institucionit, teksa atyre u janë bashkuar edhe mijëra të tjerë të cilët marshuan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Përplasjet vijojnë ndërsa policia nuk kursen gazin lotsjellës, pa kriter, dhe ujin me presion drejt të rinjve.

About Redaksia

Check Also

Mediat e huaja jehonë protestës në Tiranë: Studentët kërkojnë rrëzimin e sistemit!

Protesta e studentëve në Tiranë, e zhvilluar pasditen e kësaj të marte para Ministrisë së …