Deputetja në Komisariatin nr.4: Pashë studentë dhe të mitur të dhunuar keq nga policia

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Aliolli, ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve dhe të miturve të shoqëruar në Komisariatin nr. 4 në Tiranë, pas protestës së sotme përpara Ministrisë së Arsimit.

Pas daljes nga komisariati, Aliolli tha se ishte thellësisht e tronditur nga ajo që kishte parë, duke dëshmuar për praninë e protestuesve me shenja të dukshme dhune, mes të cilëve kishte edhe të mitur.

Aliolli e cilësoi të rëndë situatën e të rinjve të shoqëruar, të cilët, sipas saj, kishin përfunduar në atë gjendje pasi kishin ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar.

‘Sapo kam dalë nga komisariati numër 4, thellësisht e tronditur nga ajo që kam parë.

Kam parë me sytë e mi protestues me shenja të dukshme dhune, të pësuara gjatë protestës. Shumica prej tyre ishin studentë, por midis tyre kishte edhe të mitur.

Është e rëndë sot të shohësh të rinj, studentë dhe të mitur në atë gjendje, pas ushtrimit të të drejtës së tyre për të protestuar.

Ndaj kërkoj hetimin e menjëhershëm të dhunës së denoncuar gjatë protestës, dokumentimin e dëmtimeve, identifikimin e përgjegjësve dhe verifikimin e respektimit të të gjitha garancive ligjore për të miturit.

Studentët e të miturit nuk janë armiq të shtetit. Për ata që pashë sot, kërkoj përgjigje dhe përgjegjësi institucionale.’, thotë deputetja e PD, Ledina Aliolli në reagimin e saj.

About Redaksia

Check Also

Kriminale/ Studentit i thyhet këmba nga barbarët dhe bie në gjendje kome

Tirana është përfshirë në kaos ditën e sotme. Kryeqyteti është përfshirë nga protesta e studentëve …