Skandali/ Ambasadorja që i shkoi Ramës me minifund në zyrë shkarkohet nga Trump

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është larguar nga detyra pasi administrata amerikane i kërkoi të jepte dorëheqjen. Lajmi është raportuar nga mediat ndërkombëtare, përfshirë Associated Press dhe Reuters.

Sipas raportimeve, vendimi vjen pas pretendimeve për sjellje të papërshtatshme dhe akuza që lidhen me marrëdhëniet e saj me donatorë dhe interesat e një kompanie greke. Ndër pretendimet e publikuara është edhe kërkesa e dyshuar për 100 mijë dollarë ndaj një donatori republikan, me qëllim shlyerjen e një fature të kartës së kreditit.

Guilfoyle i ka mohuar akuzat, ndërsa çështja ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të rolit të saj diplomatik dhe lidhjeve me administratën amerikane.

Largimi i saj vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Athinës kanë rëndësi strategjike për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, energjisë dhe mbrojtjes.

About Krye Redaktor

Check Also

Thirrja e Berishës/ Nesër është dita e studentëve, në ora 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Deklarata e Berishës Janë me dhjetëra të shtruar në spital. Deputetë të Partisë Demokratike kanë …