Simbol i rezistencës/ Kush është i riu që grushtoi 6 narkopolicët e regjimit

Klevi Metaj, është i riu që ditën e sotme është kthyer në simbol të protestës studentore, e cila vijon prej më shumë se 8 orësh në Tiranë. Metaj ishte një nga të rinjtë e parë që u shoqëruan dhunshëm nga ana e Policisë, pasi i kishte bërë ballë ‘luftës’ me të paktën 6 efektivë të FNSH-së.

Klevi Metaj është shpërngulur që në moshën 14-vjeçare në Tiranë, nga Gjirokastra, qytet ku ka ende familjen e tij, ndërkohë që zemërimi përballë qeverisjes është i dukshëm edhe në portretin e tij.

Burime bëjnë me dije se familja e Metajt së fundi ishte përballur me një process gjyqësor, për shkak të një aksidenti ku ishte përfshirë babai i të riut.

Kjo përballje e gjatë me sistemin, duket se ka akumuluar te student i juridikut, që kulmoi me përballjen e sotme me efektivët përpara Ministrisë së Arsimit.

Pasi u lidh me pranga në dyert e Ministrisë së Arsimit, Klevi është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe po merr ndihmën mjekësore, fatmirësisht pa pasoja për jetën.

About Krye Redaktor

Check Also

Thirrja e Berishës/ Nesër është dita e studentëve, në ora 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Deklarata e Berishës Janë me dhjetëra të shtruar në spital. Deputetë të Partisë Demokratike kanë …