Auditorët mbeten bosh/ Studentët e Mjekësisë i bashkohen revoltës, bojkotojnë mësimin!

Studentët e Mjekësisë në Tiranë i janë bashkuar revoltës studentore. Ata kanë bojkotuar masivisht mësimin mëngjesin e sotëm.

Qindra studentë të këtij fakulteti kanë marshuar më mas në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Kujtojmë se në orën 14:00 është thirrur një protestë mbarëkombëtare përpara kësaj ministrie.

Studentët e Mjekësisë kanë protestuar masivisht edhe në të shkuarën kur u miratua një ligj antikushtetues nga Edi Rama për ta.

About Redaksia

Check Also

Revolta/ Studentët i çajnë gomën autobotit të ujit të policisë!

Dhuna me gaz lotsjellës dhe autobotë uji nga ana e policisë, ka detyruar studentët e …