Sfidat shëndetësore të një politike që thërret…!

Dr.Alban HAXHI
Mjek Toksikolog dhe Specializant në Obstetrike dhe Gjinekologji 

Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh kam qenë pjesë e politikë bërjes nën hije si një mision që shoqëria jonë e kërkon me këmbëngulje për të dalë nga kjo katrahurë e mirëqenies shëndetësore që asnjëherë s’ka marrë vëmendjen e duhur.

E mendova mire që politika, si një promotor dhe investitor kryesor, duhet t’i japë jetë një shëndeti të mirë, “SHËNDET PËR TË GJITHË”…

Ky slogan i Organizatës Botërore të Shëndetësisë më frymëzoi për të kërkuar ndihmë në emër të shumë profesorëve, mjekëve, infermierëve, farmacistëve, stomatologëve etj, partisë ku unë jam rritur dhe frymëzuar për iniciativat që ndërmerr për aksione të ndryshme në politikë bërje.

Nevojat që shëndetësia shqiptare na shtron si profesionistë, na detyruan të ndërmarrim një iniciativë të domosdoshme për t’i dhënë rëndësinë e duhur në shoqëri atë që ne shpesh e themi “SHËNDETI I PARI”.

Kështu, nisëm të grumbullojmë problematikat dhe t’i diskutojmë me njëri-tjetrin si profesionistë të lënë pasdore nga një qeverisje që tenton të të mbyllë sy, gojë dhe vesh para kësaj mos mirëqenie shëndetësore që po lëngon gjithmonë e më shumë nga korrupsioni, mos efektiviteti, prosvalja etj, etj…

Kështu, bashkë me një grup kolegësh vendosëm të bashkëpunojmë, të evidentojmë dhe të japim zgjidhje për problematikat e një shëndetësie që na thërret…

Askush si Prof. Dr. Sali Berisha nuk do të na kuptonte dhe të na mbështeste më mirë në këtë drejtim duke na ofruar të gjitha mundësitë për t’iu bashkangjitur dhe implementuar idetë tona si pjesë e pandashme e programit të tij politik, këmbëngulës dhe parimor, na thërret për t’i vënë në jetë idetë tona.

Së bashku kërkuam një takim mes profesionistësh të bluzave të bardha për t’i ballafaquar këto ide/kërkesa mes politikës dhe profesionalizmit të cilin e realizuam në dt.14.06.2022.

Pas një pune disa ditore po shikoja që interesi ishte masiv dhe i përkushtuar nga ana e bluzave të bardha për t’u përballur me shfaqjen e sfidave që na presin në krah të Doktorit.

Mes skepticizmit të frikës nga ata që i kanë frikësuar deri në palcë profesionistët me largim nga puna, u befasova nga pjesëmarrja aq e madhe dhe shumë cilësore e personaliteteve dhe funksionarëve të sektorit shëndetësor shqiptar.

Krenar për këtë takim me kokën lart vendosëm të paraqesim para të gjithë shoqërisë sonë një pjesë të problematikave të pafundme që kërkojnë zgjidhje:

Problematikat në Sistemin Parësor Shëndetësor (Receta elektronike, refereca mjekësore, rritja e autoritetit të mjekut të familjes, vonesat e pacientit, efektiviteti i “check up”, mungesa e mjekëve të përgjithshëm në zonat rurale etj.)

Problematikat e Menaxhimit të COVID-19 gjatë dhe pas periudhës së Pandemisë. (Vdekshmëria, trajtimi, suporti financiar, etj)

Urgjenca Paraspitalore dhe ajo Spitalore (vonesat në shërbim, mungesat e medikamenteve dhe mjeteve manipulative, mungesa e mbrojtjes së personelit mjekësor me pacientin dhe familjaret).

Shërbimi Spitalor Rajonal (mungesa e mjekëve specialistë, mungesë e theksuar e disa shërbimeve në rrethe, mungesë e medikamenteve spitalore).

Zgjerimi dhe rritja e cilësisë së medikamenteve të listës së barnave në përqasje me ato europiane.

Shërbimi Spitalor Terciar, Universitar. (Mungesë e herëpashershme e ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike, mungesa e shtretërve në shërbime të rëndësishme si Urgjencë, Neurologji, Kardiologji etj).

Specializimet si një proces jo efektiv dhe rëndues për mjekët në specializim (paga të ulëta, kontrata jo eficiente, kosto e lartë dhe Feedback shumë i ulët në ofrimin e shërbimit të specializantëve në rrethe kryesisht).

Vdekshmëria foshnjore në rritje dhe planifikimi familjar pothuaj inekzistent nga ana shtetërore.

Shërbimet parandaluese dhe mbështetëse (pothuaj inekzistente në Shërbimin Shëndetësor Shtetëror).

Pagesa të ulëta të mjekëve dhe Infermierëve krahasuar me vendet e Rajonit dhe Europës.

Ngritja në mënyrë emergjente e një strategjie politike europiane ku të rritet eficenca e investimit në shëndetësi në mënyrë që të mos lejohet abuzimi me tenderat e Shërbimit Publik Shëndetësor.

Ngritja e zërit nga ana e bluzave të bardha përsa i përket rritjes së taksimit së të ardhurave të tyre nga ushtrimi si profesion i lirë.

Absorbimi mes kolegësh dhe shoqërisë ishte e dukshme.

Tani mendoj se jemi në rrugën e duhur ku me suportin e PD, Profesor Sali Berishës dhe profesionistëve të shumtë të prekim çdo cep të këtij vendi duke nxjerrë, evidentuar dhe kërkuar zgjidhje të problematikave shumë evidente të shëndetësisë shqiptare për t’i dhënë banorëve të këtij kombi një mirëqenie shëndetësore europiane, bashkëkohore duke e finalizuar me një program politik profesionistësh ashtu si e kërkon koha të cilin sapo e kemi nisur…

About Redaksia

Check Also

Dështimi i sistemit arsimor, Rama gjen “fajtorin”: Do mbyllim TikTok-un…

Qeveria Rama ka marrë vendimin për të mbyllur “TikTok” në vendin tonë. Lajmi u konfirmua …

Leave a Reply