Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë.
Protestës së studentëve kundër qeverisë i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, të cilët kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar lëvizjes së të rinjve. Pas studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, Ekonomikut dhe Drejtësisë edhe studentët e Politeknikut kanë lënë auditorët, duke iu bashkuar reagimit që po vijon në kryeqytet.
Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit.
Gjimnazistët e shkollës “Partizani” i janë bashkuar studentëve dhe të rinjve në revoltë.
Gjithashtu, edhe në universitetet e disa rretheve ka nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë.
Me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri‘ si dhe “Shqipëria kërkon revolucion“, të rinjtë kanë marshuar drejt ministrisë së Arsimit aty ku pati përplasje të ashpra gjatë ditës së djeshme me efektivët e policisë.
Gazeta RD