Paralajmërimi i fortë i Berishës për bandat kriminale në polici/ “Kudo të shkoni nuk do shpëtoni”

Kryetari i PD, Sali Berisha duke komentuar dhunën e policisë ndaj protestuesve tha se, ‘I bëj thirrje narko-policisë që ka thyer kocka të rinjsh se rreptësia e ligjit do bjerë mbi ta kudo që të shkojnë’.

“Edhe njëherë, këto ditë ndahet historia, ana na të cilën duhet të qëndrojnë qytetarët shqiptarë.

Studentët kanë bërë zgjedhjen e tyre. Kanë treguar rrugën që duhet të zgjedhin të tjerët.

Jam këtu para jush për t’i bërë thirrje narko-policisë, ju që thyet kocka të rinjsh, por edhe burrash të moshuar, ju që me egërsi shtazore godisnit qytetarët e rrëzuar përdhe nga ju, u siguroj se rreptësia e ligjit do bjerë mbi ju kudo që do shkoni.

Përndryshe u bëj thirrje të gjithë atyre policëve, të cilët shohin se piramida e krimit dhe e drogës qëndron mbi ta si Shpata e Demokleut, të rebelohen, të bashkohen me studentët.

Ky shtet është shtet i krimit.

Ky shtet është shtet i bandave.

Shteti i vrasësve.

Shtet i trafikantëve.

Kundër një populli, kundër një rinie, kundër të ardhmes së tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Revolta/ Studentët i çajnë gomën autobotit të ujit të policisë!

Dhuna me gaz lotsjellës dhe autobotë uji nga ana e policisë, ka detyruar studentët e …