Agjencia REUTERS e ka nisur tashmë transmetimin LIVE, po ashtu edhe ASSOCIATED PRESS.
“Studentët shqiptarë mblidhen në Tiranë për të tretën ditë të protestave kundër qeverisë, pas përleshjeve të dhunshme të një dite më parë. Dhjetëra mijëra studentë vërshuan në rrugët e Tiranës më 14 tetor, duke u vënë flakën një ndërtese qeveritare dhe dy bankave, si dhe duke hedhur gurë ndaj policisë, gjatë një proteste kundër rritjes së kostove të arsimit dhe korrupsionit,” raporton REUTERS.
Me dhjetëra media të tjera po ashtu po transmetojnë LIVE nga Tirana.
Protesta studentore ka hyrë në ditën e tretë.
Studentët e revoltuar kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Gazeta RD