Edhe Vlora i bashkohet protestës, studentët bojkotojnë mësimin dhe nisin marshimin nëpër qytet (Video)

Ashtu si në disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë edhe studentët e Vlorës janë ngritur në protestë, duke kërkuar bojkotimin e procesit mësimor dhe bashkimin e studentëve të tjerë në këtë nismë.

Studentët janë futur në klasa, ku u kanë bërë thirrje studentëve të tjerë të ndërpresin mësimin dhe t’i bashkohen protestës.
Ndërkoh

Ndërkohë një grup studentësh kanë dalë prej Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore dhe po marshojnë në bulevardin e Vlorës.

Ata po protestojnë përgjatë gjithë rrugës duke dërguar thirrje të ndryshme si “Bashkohuni me ne” për studentët e tjerë të qytetit.

About Redaksia

Check Also

Logu: Gatishmëri 24/7 për mbrojtjen ligjore të protestuesve, do të ndjekim çdo shkelje. Rama nuk mund ta shuajë protestën me frikë, arrestime dhe dhunë

Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Marash Logu: Mirëdita! Partia Demokratike …