“Rai News”: Në Shqipëri shpërthen zemërimi i studentëve kundër qeverisë së Edi Ramës!

Zjarre dhe përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë së ndërhyrjes së shpejtë shënuan ditën e dytë radhazi të protestave të ashpra në Tiranë. Studentët u rikthyen në rrugë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kundërshtuar tarifat e larta universitare, mungesën e mbështetjes për të rinjtë, perspektivat e pakta për punësim pas diplomimit, por edhe projektin për ndërtimin e një hoteli luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore.

Dje, dy zjarre përfshinë Ministrinë e Arsimit dhe një degë të Raiffeisen Bank, para të cilave ishin mbledhur mijëra protestues. Që një ditë më parë, godina e ministrisë ishte goditur me gurë dhe tulla, ndërsa ndërtesa e bashkisë së qytetit ishte përfshirë nga flakët.

Në disa rrugë të qendrës, protestuesit ngritën barrikada dhe hodhën gurë, fishekzjarrë dhe bomba molotov drejt policisë, e cila u kundërpërgjigj me autobotë uji dhe gaz lotsjellës. Policia njoftoi se vetëm gjatë ditës së djeshme ishin arrestuar 28 persona.

“Protesta është një e drejtë legjitime, por nuk mund të përdoret si pretekst për dhunë, shkatërrimin e qytetit apo përplasje të shëmtuara në mes të rrugës”, deklaroi zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.

“U bëj thirrje studentëve dhe çdo qytetari të ndershëm që beson te e drejta për të protestuar: distancohuni nga dhuna dhe vandalizmi”, shtoi ajo. /Rai News – Syri.net

About Redaksia

Check Also

“Zgjedhorja”/ PD prezanton paketën e plotë/ Ja 8 fushat ku do të ndërhyhet për ndarjen e plotë të partisë-shtet

Partia Demokratike ka prezantuar paketën e plotë në kuadër të Reformës Zgjedhore, me ndërhyrjet që …