Tirana në tym dhe flakë/ Protestuesit përplasen me policinë, regjimi fik dritat në Bulevard

Pamjet që shikoni në videot e mëposhtme, janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë, gjatë protestës së studentëve.

Siç duket edhe nga pamjet përplasje të forta po zhvillohen mes protestuesve dhe forcave të policisë, nga Ura mbi Lanë deri te Ministria e Brendshme

Gjatë mbrëmjes janë fikur dritat në bulevard, ndërsa protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të efektivëve. Disa prej tyre kanë shkulur pllakat e gurit nga trotuaret për t’i përdorur në përplasjet me policinë.

Situata është tensionuar edhe më tej pas zjarrit që përfshiu një kioskë të mbyllur pranë lulishtes së “Vëllezërve Frashëri”. Flakët janë përhapur edhe te pemët përreth, ndërsa tymi ka mbuluar zonën e bulevardit.

Përplasjet rifilluan me breshëri fishekzjarrësh dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në disa segmente të kryeqytetit.

About Redaksia

Check Also

Kedhi: Prindër, mos i lini studentët vetëm përballë dhunës dhe autokracisë!

Nënkryetari i PD, Nikola Kedhi ka reaguar në mbështetje të studentëve që vijojnë qëndresën, duke …