Mblidhen sërish protestuesit në Elbasan

Sikurse e kishin paralajmëruar, në Elbasan protestuesit janë mbledhur sërish.

Edhe gjatë paradites ka pasur protesta, sikur edhe në disa qytete të tjera, si Shkodra, Korça apo Durrësi.

Por, ndryshe nga këto të fundit, në Elbasan janë grumbulluar edhe këtë mbrëmje.

Raportohet se në sheshin e Elbasanit, aty ku janë mbledhur dhe po marshojnë protestuesit, janë të pranishme forca të shumta policie.

About Redaksia

Check Also

Pronarja e lokalit/ Biznesi u sulmua nja civilë të policisë brenda prozestuesve

Pronarja e një prej lokaleve të dëmtuara gjatë protestëska reaguar përmes një postimi në rrjetet …