Nënkryetari i PD, Nikola Kedhi ka reaguar në mbështetje të studentëve që vijojnë qëndresën, duke u bërë thirrje prindërve të mos i lënë vetëm përballë dhunës dhe autokracisë.
Ai thekson se shqiptarët meritojnë të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, me dinjitet, punë dhe meritokraci.
Reagimi
Studentët vazhdojnë qëndresën e tyre. Ne duhet thjesht t’i mbështesim. Prindër, mos i lini vetem përpara dhunës e autokracisë.
Shqiptarët nuk meritojnë të debohen nga vendi i tyre. Ne do e ndërtojmë të ardhmen tonë në vendin tonë, me dinjitet. Do ndërtojmë te gjithë bashkë një Shqipëri të punës, meritokracisë e prosperitetit. Por duhet më parë të çlirojmë Shqipërinë.
Gazeta RD