Berisha: PD u bën thirrje qytetarëve të mbështesin këtë lëvizje historike, kjo revoltë duhet universalizuar

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike u bën thirrje mbarë qytetarëve të mbështesin me të gjithë potencialin e tyre këtë lëvizje historike, bizneset e vogla duhet të solidarizohen me protestën, kjo revoltë duhet universalizuar.

Berisha: PD u bën thirrje mbarë qytetarëve të mbështesin me të gjithë potencialin e tyre këtë lëvizje historike, këtë revoltë historike të studentëve të Tiranës dhe universiteteve të vendit, këtë revoltë historike shpëtimtare të mbarë rinisë shkollore dhe më gjerë.

PD u bën thirrje bizneseve të vogla që kanë te kjo parti, partinë e tyre, të gjejnë format dhe të shprehin solidaritetin e tyre të plotë me studentët në revoltë.

PD i garanton ata se studentët nuk kanë urrejtje ndaj tyre.

Urrejtja studentore është për Padrinon dhe oligarkët e tij.

Por është në kodin moral të biznesmenit të ndershëm të qytetëruar të marrë anën e studentëve, qoftë me një ndërprerje të përkohshme pune njëorëshe, dyorëshe në mënyrë që të inkurajojë këtë lëvizje.

Një akt miqësor ndaj studentëve, revoltës së tyre, që po tregojnë një guxim të jashtëzakonshëm, pritet nga çdo biznesmen.

Narkoshteti i Edi Ramës është armiku kryesor i tyre, armiku kryesor i shqiptarëve.

Dhe studentët po përballen pikërisht me narkoshtetin e Edi Ramës.

Indiferenca ndaj revoltës studentore, dashje pa dashje është mbështetje për regjimin më të urryer të shqiptarëve dhe Edi Ramën.

U bëj thirrje të gjitha shërbimeve publike të konsiderojnë rreshtimin e tyre me studentët.

Është e një rëndësie jetike zgjerimi dhe universalizimi i kësaj greve, i kësaj revolte.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet e protestuesve/ Noka: Burri i rreh, gruaja i dënon! Adi Pojana dhe Amarilda Sulaj, çifti i kërbaçit të narkoshtetit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me …