Policia hedh gaz lotsjellës te “Rruga e Durrësit”, të rinjtë pësojnë dëmtime në sy

Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj turmës gjatë protestës së të rinjve te Rruga e Durrësit në Tiranë, ndërsa disa prej protestuesve kanë pësuar irritime dhe dëmtime në fytyrë, veçanërisht në sy.

Në këto momente tensioni, disa vajza u janë gjendur pranë të rinjve të prekur, duke u shpëlarë sytë me solucion fiziologjik për t’u lehtësuar shqetësimet e shkaktuara nga gazi lotsjellës.

Me tensione po shoqërohet dhe protesta e sotme, por me tone më të qeta se dje.

About Redaksia

Check Also

Pamje të dhunës nga protesta! Polici i vendos dorën në fyt të miturit!

Pamje të tensionuara janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku efektivë të policisë shihen duke …